“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”

“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ e ka inkurajuar ngrënien e syfyrit, që është ushqimi në pjesën e fundit të natës si përgatitje për agjërimin (gjatë ditës), sepse ai përmban bereqet, domethënë shumë mirësi në shpërblim dhe sevape, zgjim në pjesën e fundit të natës për lutje, forcim për agjërim, energji për ta përballuar atë dhe lehtësim të vështirësisë së tij.

فوائد الحديث

Ngrënia e syfyrit është e preferuar dhe është jetësim i urdhrit (të rekomanduar) fetar për ta vepruar.

Ibn Haxheri ka thënë në “Fet'hul bari”: “Bereqeti në syfyr arrihet në shumë mënyra: duke ndjekur Sunetin, duke u dalluar nga ehli kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët), duke fituar forcë për adhurim, duke shtuar energjinë, duke larguar sjelljet e këqija, që mund t’i shkaktojë uria, duke dhënë mundësi për bamirësi ndaj atyre që kërkojnë apo që bashkohen në ushqim, duke nxitur përmendjen e Allahut (dhikrin) dhe lutjen në një kohë kur pritet pranimi i tyre, si dhe duke dhënë mundësinë për të korrigjuar nijetin për agjërim për ata që mund ta kenë harruar para gjumit.”

Metoda e mirë mësimore e Profetit ﷺ, e cila shfaqet në bashkimin e dispozitës me arsyen përkatëse, për ta qetësuar dëgjuesin dhe për ta bërë të njohur madhështinë e fesë.

Ibn Haxheri ka thënë: "Syfyri plotësohet edhe me sasinë më të vogël të ushqimit apo pijes që njeriu konsumon."

التصنيفات

Sunetet e agjërimit