إعدادات العرض
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Kiswahili Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული ಕನ್ನಡ Moore Македонски ไทย Українська తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar që të jemi të zellshëm në kërkimin dhe përpjekjen për ta kapur Natën e Kadrit, duke shtuar veprat e mira. Ajo ka më shumë gjasa të jetë gjatë netëve tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit çdo vit, që janë: nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të dhe 29-të.فوائد الحديث
Vlera e Natës së Kadrit dhe inkurajimi për ta kërkuar atë.
Nga urtësia dhe mëshira e Tij, Allahu e ka fshehur këtë natë në mënyrë që njerëzit të jenë të zellshëm në adhurim, duke e kërkuar atë, në mënyrë që shpërblimi i tyre të jetë i shumtë.
Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ka më shumë gjasa të jetë në netët teke.
Nata e Kadrit është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Ajo është nata në të cilën Allahu i Lartësuar ia zbriti Kuranin Profetit ﷺ. Allahu e bëri këtë natë më të mirë se një mijë muaj për nga begatia, rëndësia e saj e madhe dhe ndikimi i madh i veprave të mira që kryhen në të.
Ajo u quajt “Nata e Kadrit”, me “d”-në e pazëshme, ose për shkak të nderit dhe vlerës së saj, ashtu siç thuhet: “filani ka kadr (vlerë, pozitë) të madhe”, dhe kështu shtimi i fjalës “natë” është lidhje e diçkaje me cilësinë e saj, domethënë nata fisnike, duke nënkuptuar pozitën, madhështinë dhe gradën e lartë të saj. Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar." (Ed Duhan, 3) Ose, emërtimi mund të rrjedhë nga fjala “takdir” (caktim), që do të thotë se kjo është nata, në të cilën përcaktohet caktimi për vitin. Allahu thotë i Lartësuar thotë: "Në atë (Natë) përcaktohet çdo çështje e urtë." (Ed Duhan, 4)
التصنيفات
Dhjetëshja e fundit e ramazanit