إعدادات العرض
Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi
Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi
Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".
[Ky hadith është sahih] [E shënon Tirmidhiu]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių தமிழ் Wolof Українська ქართული Moore Magyarالشرح
Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar se asnjë njeri nuk do ta kalojë vendin e llogarisë në Ditën e Gjykimit për në Xhenet ose për në Zjarr derisa të pyetet për disa çështje: E para: për jetën e tij si e ka konsumuar dhe si e ka kaluar? E dyta: për dijen e tij, a e ka mësuar për hir të Allahut? A e ka zbatuar? Dhe, a ua ka kumtuar atyre që e meritonin? E treta: për pasurinë e tij, si e fitoi? A e fitoi në mënyra të ligjshme apo në mënyra të paligjshme? Dhe si e shpenzoi atë? A e shpenzoi për ta kënaqur Allahun apo për ta hidhëruar Atë? E katërta: për trupin, fuqinë, shëndetin dhe rininë e tij, ku i konsumoi këto dhe për çfarë i përdori?فوائد الحديث
Nxitja për ta shfrytëzuar jetën në gjëra që e kënaqin Allahun e Madhëruar.
Dhuntitë e Allahut ndaj robërve të Tij janë të shumta dhe ai do të pyetet për këto dhunti. Prandaj duhet që njeriu t'i përdorë dhuntitë që ia ka falur Allahu në punë që e kënaqin Atë.
التصنيفات
Jeta e amshuar