“Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të…

“Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë detyrime: I pari: Ta përshëndesë me selam kur e takon, duke i thënë: Es-selamu alejkum, dhe ai duhet t’ia kthejë përshëndetjen duke thënë: Ue alejkumus selam. I dyti: T'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton në gosti apo ndonjë rast tjetër. I treti: T’i japë këshillë kur ai kërkon, pa hipokrizi e pa mashtrim. I katërti: Kur ai teshtin dhe thotë: Elhamdulilah (çdo falënderim i takon Allahut), t’i thotë: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!); dhe ai t’i përgjigjet: Jehdikumullah ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!). I pesti: Ta vizitojë dhe ta pyesë për gjendjen e tij kur është i sëmurë. I gjashti: T’ia falë xhenazen dhe ta përcjellë deri sa të varroset.

فوائد الحديث

Sheukaniu ka thënë: "Ajo që nënkuptohet me 'detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit' është se ato nuk duhet të neglizhohen, dhe përmbushja e tyre është ose obligim, ose shumë e preferuar në një mënyrë që e bën të ngjashme me obligimin që nuk duhet lënë pas dore."

Kthyerja e selamit është obligim individual (farz ajn) nëse selami i drejtohet një personi të vetëm, ndërsa nëse i drejtohet një grupi, mjafton që njëri prej tyre të përgjigjet. Sa i përket fillimit të përshëndetjes me selam, ajo në parim është Sunet (vepër e pëlqyer, e jo obligim).

Njëra nga detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit tjetër është që ta vizitojë kur ai është i sëmurë, sepse kjo i sjell gëzim dhe ngushëllim zemrës së tij dhe konsiderohet obligim kolektiv (farz kifaje).

Është obligim përgjigjja ndaj ftesës, përveç nëse ajo përfshin mëkat. Nëse ftesa është për dasmë, shumica e dijetarëve e konsiderojnë obligim përgjigjen ndaj saj, përveç nëse ka një arsye të vlefshme sipas Sheriatit (për të mos shkuar). Ndërsa, nëse ftesa është për diçka tjetër përveç dasmës, shumica e konsiderojnë pjesëmarrjen të pëlqyeshme.

Thënia e lutjes: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!", ndaj atij që teshtin është obligim për këdo që e dëgjon atë duke thënë elhamdulilah.

Përsosmëria e sheriatit dhe kujdesi i tij në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe të besimit, si dhe lidhjeve të dashurisë ndërmjet anëtarëve të tij.

Shprehja në arabisht: "semmit'hu", e në disa versione thuhet "shemmit'hu", pra me “s” dhe me “sh”, është një lutje për mirësi dhe begati. Është thënë se "teshmit" do të thotë: “Allahu të largoftë nga fatkeqësitë që do ta gëzonin armikun tënd dhe të ruajttë prej tyre!” Ndërsa "tesmit" do të thotë: “Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë!”

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me uelanë dhe beranë, Rregullat që kanë të bëjnë me teshtitjen dhe hapjen e gojës