“Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

“Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

Selmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

[Hadith hasen] [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar ngritjen e duarve gjatë lutjes dhe ka treguar se Allahu i Lartësuar është i Turpshëm, pra zotëron një turp të madh dhe nuk e pengon dhënien. Ai vepron për robin e Tij atë që e gëzon dhe e largon prej tij atë që i sjell dëm. Është Bujar, Ai jep pa iu kërkuar, e çfarë të thuhet pastaj kur i kërkohet?! Ai turpërohet nga robi i Tij besimtar ta kthejë duart e ngritura në lutje pa përgjigje dhe të zhgënjyer.

فوائد الحديث

Sa më shumë që njeriu shfaq nevojën e tij për Allahun e Lartësuar dhe e adhuron Atë, aq më shumë ka gjasa që lutja e tij të pranohet.

Inkurajimi për të bërë lutje dhe theksimi se është e pëlqyeshme të ngrihen duart gjatë lutjes, pasi kjo është prej shkaqeve që ndihmojnë në pranimin e saj.

Sqarimi i mirësisë së gjerë dhe mëshirës së madhe të Allahut ndaj robërve të Tij.

التصنيفات

Rregullat e duave