إعدادات العرض
Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale
Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 Kurdî Português Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Kiswahili پښتو සිංහල Hausa Tagalog മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Svenska Moore Română ไทย Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ বাংলা Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Malagasy Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi kërcënimin e rëndë për burrin që i afrohet një burri ose një gruaje në mënyrë anale, se Allahu nuk do ta shikojë atë me mëshirë, dhe tregoi se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.فوائد الحديث
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me një burrë tjetër, që ndryshe quhet homoseksualizëm, është prej mëkateve të mëdha.
Kryerja e marrëdhënieve anale me një grua është mëkat i madh.
"Allahu nuk shikon...", pra me mëshirë dhe dhembshuri, domethënë nuk bëhet fjalë për shikimin e përgjithshëm, sepse asgjë nuk i fshihet Allahut të Lartësuar dhe asgjë nuk i shpëton shikimit të Tij.
Këto vepra janë nga më të rëndat dhe më të rrezikshmet për njerëzimin, sepse bien ndesh me natyrshmërinë e shëndoshë njerëzore, e pakësojnë shumimin, e shkatërrojnë jetën martesore, mbjellin urrejtje dhe armiqësi, dhe përfshijnë veprime të neveritshme dhe të ndyra."
