إعدادات العرض
“Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.”
“Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Një muslimani, që ka diç për të lënë testament, s'duhet t'i kalojnë tri net pa e pasur testamentin të shkruar pranë vetes.” Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “Qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e përmendur këtë, nuk më ka kaluar asnjë natë, përveçse testamentin e kisha pranë vetes.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Tiếng Việt Nederlands Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ tregoi se muslimani që ka ndonjë të drejtë ose pasuri për të lënë me testament, qoftë edhe të vogël, nuk duhet të kalojë tri net pa e shkruar testamentin e tij dhe pa e mbajtur atë gati pranë vetes. Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Që nga dita kur e dëgjova Profetin ﷺ ta thoshte këtë, nuk kam kaluar asnjë natë pa e pasur testamentin tim gati pranë meje."فوائد الحديث
Legjitimiteti i hartimit të testamentit dhe nxitja për ta bërë atë sa më shpejt, me qëllim që të sqarohen çështjet, të zbatohet urdhri i Ligjvënësit, të përgatitet njeriu për vdekjen dhe të mendojë për hollësitë e tij dhe përfituesit e tij para se ta pengojë ndonjë rrethanë.
Vasijeti (testamenti): është një porosi, me të cilën njeriu ia beson dikujt administrimin e një pjese të pasurisë së tij pas vdekjes, cakton dikë që të kujdeset për fëmijët e tij të mitur ose ia lë në amanet dikujt ndonjë çështje apo pronë, që i përket atij pas vdekjes.
Testamenti ndahet në tri kategori: 1. I pëlqyer: Testamenti me të cilin një pjesë e pasurisë lihet për bamirësi ose vepra të mira, në mënyrë që shpërblimi i tyre të vazhdojë t'i arrijë edhe pas vdekjes. 2. I detyrueshëm: Testamenti që përfshin të drejtat e papërmbushura, qofshin ato të drejta ndaj Allahut të Lartësuar, si zekati i papaguar, shlyerja e ndonjë shpagimi ose detyrime të tjera fetare, apo të drejta ndaj njerëzve, si borxhet ose amanetet. 3. I ndaluar: Testamenti që tejkalon një të tretën e pasurisë ose që përfshin lënien e pasurisë për një trashëgimtar.
Ky hadith tregon vlerën e Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), nxitimin e tij në vepra të mira dhe zbatimin e urdhrave të Ligjvënësit të Urtë.
Ibn Dekik Idi ka thënë: "Lejimi i dy ose tri netëve është për të lehtësuar vështirësinë dhe mundimin."
Çështjet e rëndësishme duhet të dokumentohen me shkrim, sepse kjo siguron saktësi më të madhe dhe ruan më mirë të drejtat.
التصنيفات
Testamenti