إعدادات العرض
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 Kurdî Português Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Kiswahili پښتو සිංහල Hausa Tagalog മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Svenska Moore Română ไทย Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ বাংলা Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Malagasy Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi të bëhet luftë kundër jobesimtarëve dhe dhënien e çdo mundi për t’u përballur me ta, me të gjitha mjetet e mundshme, sipas mundësive, në mënyrë që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo përfshin: Së pari: Shpenzimin e pasurisë në rrugë të xhihadit kundër tyre, siç është blerja e armëve, furnizimi i luftëtarëve, e të ngjashme. Së dyti: Daljen vetë me trupin dhe shpirtin për t’u përballur me ta dhe për t’i mposhtur. Së treti: Thirrjen e tyre në Islam me anë të fjalës, ngritjen e argumenteve kundër tyre, qortimin dhe rrëzimin e pretendimeve të tyre.فوائد الحديث
Nxitja për luftë kundër idhujtarëve me shpirt, pasuri dhe fjalë, secili sipas mundësisë së tij, dhe se lufta nuk është e kufizuar vetëm në luftën fizike.
Urdhri për të bërë luftë tregon se ky veprim është detyrim, i cili mund të jetë detyrim individual (ar. farz ajn) ose detyrim kolektiv (ar. farz kifaje).
Allahu e ka ligjësuar luftën për disa arsye, ndër të cilat janë:
1. Të kundërshtohet shirku (idhujtaria) dhe idhujtarët, sepse Allahu kurrë nuk e pranon shirkun.
2. Të largohen pengesat që e ndalojnë thirrjen drejt Allahut të Lartësuar.
3. Të mbrohet akidja (besimi) nga çdo gjë që e kundërshton atë. 4. Të mbrohen muslimanët, vendet e tyre, nderi dhe pasuritë e tyre.
التصنيفات
Dispozita e xhihadit