إعدادات العرض
Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale
Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."
[Hasen] [رواه البخاري في الأدب المفرد وأحمد والبيهقي]
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Indonesia Kiswahili Hausa සිංහල English ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Tagalog ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Moore Wolof اردو മലയാളം हिन्दी Svenska Bosanski தமிழ் 中文 မြန်မာ ಕನ್ನಡالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartësuar e ka dërguar atë për t’i plotësuar moralet e larta dhe virtytet fisnike. Profeti ﷺ u dërgua për ta përmbyllur misionin e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përsosur cilësitë e lavdërueshme që kishin arabët. Ata e donin të mirën dhe e urrenin të keqen, dhe stoliseshin me virtyte si; burrëria, bujaria dhe zemërgjerësia. Profeti ﷺ u dërgua për t’i korrigjuar dhe përsosur mangësitë në moralin e tyre, si krenaria me prejardhjen, mendjemadhësia, përçmimi i të varfërve dhe të tjera.فوائد الحديث
Inkurajimi drejt virtyteve të larta dhe ndalimi i veprimeve të shëmtuara.
Sqarimi i rëndësisë së virtyteve të larta morale në fenë islame dhe se ato janë nga përparësitë e saj.
Ithtarët e epokës së injorancës (para Profetit ﷺ) i ruanin virtytet e larta morale që i kishin trashëguar, si bujaria, trimëria e të ngjashme. Islami erdhi për t’i përmbushur dhe përkryer ato.
التصنيفات
Virtytet e lavdëruara