إعدادات العرض
Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut
Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut
Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj na trego diçka përmbledhëse, që të kapemi pas saj!" Ai tha: "Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut." Në një transmetim nga Muadh bin Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thuhet: “Gjëja e fundit me të cilën u ndava nga i Dërguari i Allahut ﷺ ishte se e pyeta: "Cila është vepra më e mirë dhe që të afron më tepër me Allahun?" Ai tha: "Të vdesësh, ndërsa gjuha jote është e njomë nga përmendja e Allahut.”
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் ไทย Deutsch پښتو অসমীয়া Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Lietuvių دری Српски тоҷикӣ Kinyarwanda Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayuالشرح
Një njeri iu ankua Profetit ﷺ se adhurimet vullnetare ishin shtuar aq shumë, saqë ai nuk mund t'i përballonte për shkak të dobësisë së tij. Pastaj e pyeti Profetin ﷺ që t’i tregonte një vepër të lehtë, e cila sjell shpërblim të madh dhe tek e cila ai mund të kapet fort. Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.فوائد الحديث
Vlera vazhdimësisë së përmendjes së Allahut të Lartësuar.
Nga mirësia e madhe e Allahut është lehtësimi i shkaqeve për të fituar shpërblim.
Njerëzit dallohen mes tyre në varësi të pjesës që kanë në çështjet e mirësisë dhe bamirësisë.
Përmendja e shpeshtë e Allahut me gjuhë, si p.sh. me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), tehlil (duke thënë: la ilaha il-lallah), tekbir (duke thënë: Allahu ekber) etj, kur zemra është në harmoni me këtë, zë vendin e shumë adhurimeve vullnetare.
Kujdesi i Profetit ﷺ ndaj pyetësve, duke u përgjigjur secilit në mënyrë që i përshtatet më së miri.
