“Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

“Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pozita më e ulët në Xhenet është kur i thuhet dikujt: “Kërko ç'të duash!” Dhe ai kërkon e kërkon, derisa t'i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai thotë: “Po.” Atëherë i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se pozita më e ulët dhe niveli më i vogël për cilindo që hyn në Xhenet është se atij i thuhet: “Kërko ç'të duash!”, dhe ai do të kërkojë. Pastaj do t’i thuhet përsëri: “Kërko ç'të duash!”, derisa të mos mbetet asnjë dëshirë pa u përmendur. Më pas do t’i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai do të përgjigjet: “Po.” Atëherë do t’i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”

فوائد الحديث

Banorët e Xhenetit kanë pozita të ndryshme.

Në hadith del në pah bujaria madhështore e Allahut të Lartësuar.

Begatitë e Xhenetit nuk kufizohen në diçka të caktuar, përkundrazi, besimtari do të gjejë në të gjithçka që dëshiron dhe ia ka ënda, si mirësi, dhunti dhe bujari nga Allahu i Lartësuar.

التصنيفات

Jeta e amshueshme, Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit