Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara!

Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, e cila nuhatet nga shumë larg.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) paralajmëron nga dy lloje njerëzish prej banorëve të zjarrit, që nuk i ka parë dhe që nuk ishin të pranishëm në kohën e tij, por që do të shfaqeshin më vonë. Lloji i parë: disa njerëz që mbajnë me vete kamxhikë të gjatë si bishtat e lopëve, me të cilët godasin njerëzit. Bëhet fjalë për policinë dhe përkrahësit e tiranëve, të cilët i dhunojnë njerëzit padrejtësisht. Lloji i dytë: disa femra, të cilat do ta heqin prej trupit të tyre rrobën e ndershmërisë dhe të turpit, që e karakterizon femrën zakonisht. Ato janë përshkruar si të veshura në të vërtetë dhe të zhveshura nga ana morale, ngase rrobat që ato veshin janë të holla dhe të tejdukshme dhe e mbulojnë trupin pjesërisht. Ato e bëjnë këtë për të shfaqur bukurinë e tyre. Ato i lakojnë zemrat e burrave me veshjen dhe kapardisjen e tyre në ecje, duke lëkundur supet e tyre. Kësisoj, ato i tërheqin të tjerët drejt devijimit në të cilin gjenden vetë. Prej tipareve të tyre është se kokat e tyre janë si gunga e anuar e devesë; ato i zmadhojnë kokat e tyre, duke i lidhur me mbulesa ose copa pëlhure. Përngjasimi me gungat e deveve lidhet me flokët e tyre të lartë dhe gërshetat e tyre që ngrihen mbi kokat e tyre, duke i lidhur ato në një mënyrë që të anohen nga njëra anë e kokës, siç anohet gunga e devesë. Ato femra që i kanë këto tipare janë pjesë e këtij kërcënimi të ashpër; që nuk do të mund të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të mund ta nuhasin aromën e tij, edhe pse aroma e tij nuhatet nga shumë larg.

فوائد الحديث

Ndalimi i rrahjes dhe i lëndimit të njerëzve që nuk kanë bërë faj a mëkat.

Ndalimi i përkrahjes së mizorëve në mizorinë e tyre.

Paralajmërimi i femrave nga pispillosja dhe lakuriqësia dhe nga rrobat e ngushta ose të tejdukshme, që përshkruajnë pjesët intime ose formën e trupit.

Nxitja e femrës muslimane që t'i përmbahet urdhëresave të Allahut dhe largimi i saj nga gjërat që e hidhërojnë Atë dhe që e bëjnë atë të denjë për të marrë ndëshkim të rreptë dhe të amshueshëm në jetën e përtejme.

Ky hadith është një prej dëshmive të pejgamberisë së Pejgamberit tonë (paqja qoftë mbi të!), ngase përmes tij ai ka lajmëruar për çështje të fshehta, që nuk kishin ndodhur ende dhe ato ndodhën ashtu siç pati lajmëruar ai.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit