Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë

Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se Allahu e urdhëroi që, kur të falet, të bëjë sexhde me shtatë pjesë të trupit, të cilat janë: E para: balli, që është pjesa e fytyrës mbi hundë dhe sy. dhe Profeti ﷺ bëri me dorë në hundën e tij, duke sqaruar se balli dhe hunda konsiderohen një gjymtyrë nga të shtatat, si dhe duke theksuar se namazliu në sexhde e prek tokën me hundë. E dyta dhe e treta: dy duart. E katërta dhe e pesta: dy gjunjët. E gjashta dhe e shtata: majat e gishtërinjve të këmbëve. Gjithashtu na urdhëroi që të mos i lidhim flokët dhe të mos i mbledhim rrobat kur bëjmë sexhde në tokë për t'i ruajtur ato, por, përkundrazi, t'i lëshojmë, derisa të bien në tokë dhe të bien në sexhde së bashku me gjymtyrët.

فوائد الحديث

Është obligim që sexhdeja të bëhet me shtatë gjymtyrët.

Është e urryer që rrobat dhe flokët të mblidhen gjatë namazit.

Namazliu e ka obligim të jetë i qetë gjatë namazit, t'i vendosë shtatë gjymtyrët e sexhdes në tokë dhe të qëndrojë në këtë pozitë derisa ta kryejë dhikrin që ligjësohet të thuhet.

Ndalimi i mbledhjes së flokëve është i veçantë për burrat, jo për gratë, sepse gratë gjatë namazit urdhërohen të mbulohen.

التصنيفات

Forma e namazit