“Kur të biesh në sexhde, lëshoji shuplakat në tokë e ngriji bërrylat.”

“Kur të biesh në sexhde, lëshoji shuplakat në tokë e ngriji bërrylat.”

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të biesh në sexhde, lëshoji shuplakat në tokë e ngriji bërrylat.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi pozicionin e duarve gjatë sexhdes në namaz: Duart duhet të vendosen në tokë me gishtat e bashkuar dhe të drejtuar nga Kibla, ndërsa bërrylat, pra nyja mes parakrahut dhe krahut të sipërm duhet të jenë të ngritura, të mos prekin tokën dhe të mbahen larg nga anët e trupit.

فوائد الحديث

Është obligim për namazliun t'i vendosë pëllëmbët e duarve në tokë, duke pasur parasysh se pëllëmbët janë prej shtatë pjesëve të trupit që përfshihen në sexhde.

Preferohet që krahët të ngrihen nga toka dhe është e papëlqyer që ato të shtrihen në tokë siç i shtrinjë kafshët e egra.

Është legjitime të shfaqet energjia, forca dhe dëshira për të kryer adhurim.

Kur namazliu mbështetet në të gjitha pjesët e trupit që përfshihen në sexhde, secila pjesë do ta marrë të drejtën e saj në adhurim.

التصنيفات

Forma e namazit