i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin

i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin

Uabisa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin.

[Hadith hasen] [رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ pa një burrë duke u falur vetëm prapa rreshtit, dhe e urdhëroi që ta përsëriste namazin, sepse namazi i tij në atë gjendje ishte i pavlefshëm.

فوائد الحديث

Inkurajohet shkuarja herët në namazin me xhemat dhe përpjekja për të zënë vend në rreshtat e parë, si dhe shmangia e faljes vetëm, prapa rreshtit, në mënyrë që të mos prishet namazi.

Ibn Haxheri ka thënë: "Kushdo që e fillon namazin vetëm, prapa rreshtit, dhe pastaj i bashkohet rreshtit para se të ngrihet nga rukuja (përkulja), nuk ka nevojë ta përsërisë namazin, ashtu siç tregon hadithi i Ebu Bekres; përndryshe, ai duhet ta përsërisë namazin, sipas kuptimit të përgjithshëm të hadithit të Vabisas."

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me imamin dhe me ata që falen pas imamit