إعدادات العرض
Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm
Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල தமிழ் ไทย دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Malagasy Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Moore Українська Azərbaycan ქართული Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith i sqaron mëkatet e mëdha, që janë ato, vepruesi i të cilave kërcënohet me një kërcënim të rëndë në këtë botë ose në botën tjetër. 1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij. 2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo gjë që u shkakton lëndim prindërve, qoftë fjalë e vepër, qoftë lënie e bamirësisë ndaj tyre. 3. Vrasja e njeriut në mënyrë të paligjshme, bie fjala, vrasja në mënyrë të padrejtë. 4. Betimi i rrejshëm (zhytës), respektivisht betimi i bërë nga një person që është i vetëdijshëm për gënjeshtrën e tij. Quhet kështu (ar. gamus - zhytës), sepse e zhyt vepruesin e tij në mëkat ose në në Zjarr.فوائد الحديث
Për betimin e rrejshëm nuk ka kefaret (shpagim), për shkak të rrezikut dhe krimit të tij të madh, por për të duhet pendim.
Kufizimi i përmendjes së këtyre katër mëkateve të mëdha në hadith është për shkak të peshës së rëndë të mëkatit të tyre, e jo për t'i kufizuar ato.
Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë të gjitha të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.
التصنيفات
Përbuzja e gjynaheve