“Kurrë nuk e kam parë Profetin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'ia shihja njerithin (zgjatim i qiellzes), por thjesht buzëqeshte.”

“Kurrë nuk e kam parë Profetin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'ia shihja njerithin (zgjatim i qiellzes), por thjesht buzëqeshte.”

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kurrë nuk e kam parë Profetin ﷺ të lëshohej i tëri në qeshje, aq sa t'ia shihja njerithin (zgjatim i qiellzes), por thjesht buzëqeshte.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Profeti ﷺ nuk qeshte me zë të lartë sa t’i shihej njerithi (zgjatimi i qiellzes), por vetëm buzëqeshte.

فوائد الحديث

Të qeshurit e të Dërguari të Allahut ﷺ ishte buzëqeshje; kur ishte i kënaqur ose kur i pëlqente diçka.

Ibn Haxheri ka thënë (se kuptimi është): "Nuk e kam parë ndonjëherë të qeshë plotësisht, në mënyrë që të qeshë me të gjithë qenien e tij dhe të jetë tërësisht i dhënë ndaj të qeshurit."

E qeshura e tepërt dhe ngritja e zërit me të qeshur me zë të lartë nuk janë nga cilësitë e të devotshmëve.

E qeshura e tepërt ia humb burrit autoritetin dhe seriozitetin mes vëllezërve të tij.

التصنيفات

Të qeshurit e Profetit Muhamed ﷺ