إعدادات العرض
Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë
Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë
Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული मराठी Українська Čeština Magyar Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof Malagasy Oromoo ไทย Deutsch ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ O‘zbek ភាសាខ្មែរالشرح
Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se në një rast ai ishte me Profetin ﷺ i cili ndaloi të urinonte në një vend ku hidheshin plehrat dhe mbeturinat që fshiheshin nga shtëpitë. Ai urinoi në këmbë, megjithëse zakonisht urinonte ulur. Hudhejfja u largua, por Profeti ﷺ i tha të afrohej dhe ai u afrua e qëndroi pas shpinës së tij, që ta mbulonte e të mos e shihte askush në një situatë të tillë. Më pas Profeti ﷺ mori abdes dhe, pasi arriti te larja e këmbëve, u dha mes'h (i fërkoi) mestet (çorape të bëra prej lëkure të butë ose diçkaje tjetër të ngjashme, me të cilat mbulohet këmba bashkë me zogun e këmbës), dhe nuk i hoqi ato.فوائد الحديث
Ligjshmëria e dhënies mes'h mbi meste.
Lejohet të kryhet urinimi në këmbë, me kusht që pikat e urinës të mos bien mbi të.
Profeti ﷺ zgjodhi vendin ku hidhen mbeturinat, sepse ai zakonisht ai është vend i sheshtë dhe pikat e urinës nuk i kthehen mbrapsht personit që urinon.
