“La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo”

“La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo”

Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri i frikësuar tek ajo duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: "O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?" - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ hyri te Zejneb bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i frikësuar duke thënë: “La ilahe il-lallah!" - duke sinjalizuar me këtë se do të ndodhë diçka e keqe dhe se nuk ka shpëtim prej saj veçse duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar. Pastaj Profeti ﷺ tha: "Mjerë arabët nga sherri që u është afruar të ndodhë! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve." Respektivisht diga që ndërtoi Dhulkarnejni sa kjo - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). Zejnebja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Si, vallë, të na shkatërrojë Allahu, kur në mesin tonë ka besimtarë të drejtë?" Profeti ﷺ i tha: "Nëse shtohet paturpësia, si: dhënia pas epsheve, shthurja, mëkatet, zinaja, alkooli dhe gjëra të tjera, atëherë të gjithë do të shkatërrohen."

فوائد الحديث

Frika nuk e largon zemrën e besimtarit nga përmendja e Tij gjatë kësaj gjendjeje, sepse me përmendjen e Allahut zemrat gjejnë qetësi.

Inkurajimi për t'i refuzuar mëkatet dhe për t'i parandaluar ato të ndodhin.

Shkatërrimi i përgjithshëm ndodh për shkak të numrit të madh të mëkateve, përhapjes së tyre dhe mosrefuzimit të tyre, edhe nëse njerëzit e mirë janë të shumtë.

Fatkeqësitë u ndodhin të gjithë njerëzve, të mirëve e të këqijve, por ata ringjallen sipas qëllimit të tyre.

Ai veçoi arabët, kur tha: “Mjerë arabët nga sherri që u është afruar”, sepse ata ishin shumica e atyre që e pranuan Islamin kur e tha këtë.

التصنيفات

Shenjat e Kiametit, Udhëzimi i Profetit Muhamed ﷺ lidhur me martesën dhe jetën bashkëshortore