إعدادات العرض
Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare
Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල অসমীয়া ગુજરાતી Tiếng Việt Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Svenska Кыргызча Română తెలుగు ಕನ್ನಡ Српски ქართული Moore Kinyarwanda Magyar Македонски Čeština Українська Lietuvių Azərbaycan አማርኛ Wolof Malagasy Oromoo ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Deutsch ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se sprovat dhe provimi nuk pushojnë kurrë për besimtarin e besimtaren, në vetet e tyre: shëndetin dhe trupin, fëmijët: në aspektin e sëmundjes, vdekjes, mosbindjes ose të tjera, dhe në pasuri: varfëri, zhdukje të tregtisë, vjedhje, ngecje në jetesë dhe vështirësi në furnizim, derisa Allahu përmes këtyre sprovave t'ia shlyejë të gjitha mëkatet, që, kur ta takojë Allahun, të jetë i pastër nga të gjitha mëkatet që i ka kryer.فوائد الحديث
Është pjesë e mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë që Ai t'ua shlyejë mëkatet në këtë botë përmes sprovave dhe fatkeqësive të kësaj bote.
Thjesht sprova i shlyen mëkatet, me kusht që robi të jetë besimtar, kështu që, nëse robi bën durim dhe nuk tregohet i pakënaqur, do të shpërblehet.
Inkurajimi për të bërë durim në të gjitha çështjet, në ato që i pëlqen dhe nuk i pëlqen. Kësisoj, ai është i durueshëm dhe e kryen atë që ia ka obliguar Allahu; është i durueshëm dhe largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu, duke shpresuar në shpërblimin e Tij dhe duke u frikësuar nga dënimi i Tij.
Pjesa në hadith: “besimtarin dhe besimtaren”. Shtimi i fjalës "besimtaren" është argument për të treguar pohim shtesë për gratë, se, po të thoshte: “besimtarin”, gruaja do të ishte përfshirë në të, sepse kjo nuk është specifike për burrat, kështu që, nëse gruas i bie ndonjë sprovë, edhe asaj i premtohet gjithashtu shpërblim i ngjashëm duke iu shlyer mëkatet dhe veprat e këqija.
Ajo që ia bën më të lehtë dhimbjet robit, të cilat e godasin herë pas here, është mirësia që vjen si shkak i sprovës.
