إعدادات العرض
Mënyra e larjes nga xhunubllëku:
Mënyra e larjes nga xhunubllëku:
Mejmuneja, nëna e besimtarëve, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල دری অসমীয়া Svenska Кыргызча Yorùbá ગુજરાતી नेपाली മലയാളം Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Lietuvių Македонски Azərbaycan Wolof Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរالشرح
Nëna e besimtarëve, Mejmuneja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për mënyrën se si Profeti ﷺ lahej nga xhunubllëku dhe se ajo vendosi për të ujë që ai të lahej tërësisht dhe e mbuloi atë me një perde, e sakaq Profeti ﷺ veproi si më poshtë: Së pari: Profeti ﷺ hodhi ujë në duart e tij dhe i lau ato para se t'i fuste në enë. Së dyti: ai me dorën e djathtë, hodhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin gjenital, duke e pastruar atë nga çdo gjurmë papastërtie. Së treti: ai e preku tokën me dorë, e fshiu, pastaj e lau për të hequr papastërtinë prej saj. Së katërti: e shpëlau gojën duke futur ujë në të dhe duke e lëvizur e rrotulluar, pastaj duke e hedhur ujin jashtë, si dhe e shpëlau hundën duke futur ujë në të, pastaj duke e nxjerrë për ta pastruar. Së pesti: lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat. Së gjashti: hodhi ujë në kokë. Së shtati: hodhi ujë mbi pjesën tjetër të trupit. Së teti: lëvizi nga vendi i tij (në të cilin po lahej) dhe i lau këmbët në një vend tjetër, ku nuk i kishte larë më parë. Pastaj ajo i solli një leckë, për t'u tharë me të, por ai nuk e mori dhe filloi ta fshinte e ta shkundte ujin nga trupi me dorën e vet.فوائد الحديث
Interesimi i grave të Profetit ﷺ për t'i përshkruar detajet më të vogla të jetës së tij, për të mësuar kështu umetin.
Kjo mënyrë e larjes është një nga format që janë vërtetuar nga Profeti ﷺ në lidhje me larjen e plotë nga xhunubllëku. Sa i përket mënyrës së larjes që është e mjaftueshme, ajo përmbushet thjesht me larjen e tërë trupit dhe shpëlarjen e gojës dhe të hundës.
Tharja e trupit me leckë (peshqir) ose lënia e tij pas larjes ose marrjes së abdesit (në atë gjendje, pa e tharë) është e lejuar.
التصنيفات
Gusli