إعدادات العرض
Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.”
Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.”
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.” Në transmetimin e Buhariut qëndron: "Merr abdes dhe pastroje organin gjenital!"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Kinyarwanda తెలుగు Lietuvių Oromoo Română മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Українська Deutsch ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyarالشرح
Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte shpesh lëng paraspermal (ar. el-medhju), i cili është një ujë i bardhë, i hollë e ngjitës, që del nga organi gjatë epshit ose para marrëdhënieve intime. Ai nuk dinte çfarë të bënte kur i dilte ky lëng, kështu që kishte turp të pyeste Profetin ﷺ, sepse ishte burrë i Fatimes, bijës së Profetit ﷺ. Andaj kërkoi nga Mikdad ibn Esvedi ta pyeste Profetin ﷺ për këtë gjë. Në këtë rast Profeti ﷺ i tha ta pastronte organin dhe të merrte abdes.فوائد الحديث
Vlera e Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë turpi nuk e shtyri ta braktiste pyetjen me ndërmjetësim (të Mikdadit).
Lejohet që gjatë kërkimit të fetvasë (përgjigjes për çështje fetare) të caktohet një zëvendësues.
Lejohet që njeriu të tregojë për veten për gjërat prej të cilave turpërohet, kur ka dobi në këtë gjë.
Lëngu paraspermal (ar. el-medhju) është i papastër dhe është obligim të pastrohet prej trupit dhe rrobave.
Dalja e lëngut paraspermal është prej gjërave që e prishin abdesin.
Është e obliguar larja e organit dhe testikujve, siç përmendet në një hadith tjetër.
التصنيفات
Heqja e ndyrësisë