“Sikur të mos më dukej e rëndë për besimtarët, - Zuhejri thotë: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta përdorin misvakun për çdo namaz.”

“Sikur të mos më dukej e rëndë për besimtarët, - Zuhejri thotë: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta përdorin misvakun për çdo namaz.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Sikur të mos më dukej e rëndë për besimtarët, - Zuhejri thotë: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta përdorin misvakun për çdo namaz.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se, po të mos ishte frika e vështirësisë për besimtarët nga umeti i tij, do t'ua kishte bërë obligim përdorimin e misvakut për çdo namaz.

فوائد الحديث

Butësia e Profetit ﷺ ndaj umetit të tij dhe frika e tij se mos u shkaktohej vështirësi.

Parimi bazë sa i përket urdhrit të Profetit ﷺ është se ai është obligativ, përveç nëse ka ndonjë argument që tregon se është vullnetar.

Pëlqyeshmëria e përdorimit të misvakut dhe vlera e tij para çdo namazi.

Ibn Dekik Idi ka thënë: "Urtësia se përse është e pëlqyeshme të përdoret misvaku kur ngrihesh për namaz, është se namazfalësi është një gjendje afrimi me Allahun, prandaj kërkohet që të jetë një gjendje e përsosur dhe pastërtie, për të shfaqur kështu madhështinë e adhurimit."

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit përfshin përdorimin e misvakut për agjëruesin, edhe pas mesditës, si në namazet e drekës dhe ikindisë.

التصنيفات

Udhëzimi i përgjithshëm i Profetit Muhamed ﷺ