Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin

Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin."

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se pastrimi i dhëmbëve me degën e pemës arak (misvak) e të ngjashme, e pastron gojën nga papastërtitë dhe era e keqe dhe është nga shkaqet që Allahu të kënaqet me robin, sepse ky veprim tregon bindjen ndaj Allahut e përgjigjen ndaj urdhrit të Profetit ﷺ dhe, njëkohësisht, me të arrihet pastërtia që e do Allahu i Lartësuar.

فوائد الحديث

Vlera e pastrimit të dhëmbëve me misvak dhe inkurajimi që Profeti ﷺ ia bëri umetit të tij për të shtuar një veprim të tillë.

Gjatë pastrimit të dhëmbëve është më mirë të përdoret shkopi i pemës arak (misvaku), por përdorimi i furçës dhe pastës kryen të njëjtin funksion.

التصنيفات

Sunetet e natyrshmërisë