se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd

se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd

Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd."

[Ky hadith është sahih] [رواه الترمذي وأحمد]

الشرح

Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ për shkaqet e shpëtimit të besimtarit në dynja dhe në ahiret, me ç'rast Profeti ﷺ i tha t'i ketë parasysh tri gjëra: E para: Ruaje gjuhën nga çdo gjë që nuk ka dobi dhe nga çdo fjalë e keqe, dhe fol vetëm mirë! E dyta: Qëndro në shtëpinë tënde për të adhuruar Allahun në vetmi, angazhohu me adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut të Lartmadhëruar, dhe izolohu në shtëpinë tënde që të ruhesh prej sprovave (fitneve). E treta: Qaj, bjeri pishman dhe pendohu për mëkatet që ke bërë.

فوائد الحديث

Përkujdesja e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të mësuar rrugët e shpëtimit.

Sqarimi i shkaqeve të shpëtimit në këtë dynja dhe në ahiret.

Inkurajimi që njeriu të merret me veten e tij, nëse nuk është i aftë t'u bëjë dobi të tjerëve, ose nëse ka frikë për dëmtimin e fetarisë dhe vetes së tij kur shoqërohet me njerëzit.

Sqarimi se duhet t'i kushtojmë rëndësi shtëpisë, sidomos në kohë trazirash (fitnesh), sepse ajo është ndër mjetet për ruajtjen e fesë.

التصنيفات

Rregullat e të folurit dhe të heshtjes, Pendimi