“Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”

“Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”

Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti, ﷺ në këtë hadith, ka treguar se njerëzit do të jenë në mirësi për sa kohë që e shpejtojnë iftarin, pasi ta kenë vërtetuar perëndimin e diellit, duke iu përmbajtur kështu Sunetit dhe pa e kaluar kufirin e tij.

فوائد الحديث

Neveviu ka thënë: "Në këtë hadith kemi nxitje për të shpejtuar iftarin, pasi të jetë vërtetuar perëndimi i diellit. Kuptimi i tij është se çështjet e umetit (muslimanëve) do të qëndrojnë të rregullta dhe ata do të jenë në gjendje të mirë, përderisa ta zbatojnë këtë sunet. Nëse e vonojnë, kjo do të jetë shenjë e prishjes, në të cilën mund të bien."

Mirësia do të vazhdojë të jetë ndërmjet njerëzve për shkak të pasimit të Sunetit, ndërsa prishja e çështjeve është e lidhur me devijimin nga Suneti.

Kundërshtimi i itharëve të Librit dhe i bidatçinjve, të cilët e vonojnë iftarin.

Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo shpjegon shkakun ligjor në këtë kuadër." Muhelebi ka thënë: "Arsyeja pas kësaj është që të sigurohet që dita nuk do të zgjatet në dëm të natës, dhe sepse është më e përshtatshme për agjëruesin dhe i siguron atij më shumë forcë për adhurim. Dijetarët janë pajtuar se kjo vlen kur perëndimi i diellit është vërtetuar me shikim ose me dëshminë e dy dëshmitarëve të drejtë, dhe gjithashtu me dëshminë e një dëshmitari të drejtë, sipas mendimit më të saktë."

Ibn Haxheri ka thënë: "Vërejtje: Ndër bidatet e këqija që janë shfaqur në këtë kohë është ezani i dytë, që bëhet rreth një të tretës së orës para agimit gjatë Ramazanit, dhe fikja e fanarëve, që shërbejnë si shenjë për ndalimin e ngrënies dhe pirjes për ata që kanë qëllim të agjërojnë. Ata që e sollën këtë e pretenduan si masë për kujdes në adhurim, por vetëm disa njerëz dinë për të. Kjo i ka çuar deri aty sa të mos e thirrin ezanin për namaz, derisa pas perëndimit të diellit, duke supozuar kështu për ta zgjatur kohën. Si pasojë, ata e vonuan iftarin dhe e shpejtuan syfyrin, duke kundërshtuar kështu Sunetin. Si rezultat, e mira ndër ta është pakësuar dhe e keqja është shtuar. Vetëm Allahut i kërkohet ndihmë!"

التصنيفات

Sunetet e agjërimit