إعدادات العرض
“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Kiswahili Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska Македонски ไทย Українська తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy پښتو ភាសាខ្មែរ Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ e bëri obligim sadakanë e fitrit pas Ramazanit. Sasia e tij është një saë, që i barazohet katër muddëve në peshë. Një mudd është sa dy grushte të mbushura të një personi mesatar me hurma apo elb, dhe është obligim për çdo musliman, qofshin të lirë apo robër, meshkuj apo femra, të vegjël apo të rritur. Kjo vlen për atë që ka mjaftueshëm mbi nevojat e ditës dhe natës për veten dhe për ata që përkujdeset. Profeti ﷺ urdhëroi që kjo të jepet para se njerëzit të dalin për faljen e namazit të Bajramit.فوائد الحديث
Sadakaja e fitrit në Ramazan duhet të jepet në emër të të vegjëlve dhe të mëdhenjve, të lirëve dhe robërve. Ajo i besohet kujdestarit dhe zotërisë (pronarit). Burri duhet ta japë atë në emër të vet, fëmijëve të tij dhe atyre që është i obliguar t’i furnizojë.
Nuk është obligim të jepet sadakaja e fitrit në emër të fetusit (foshnjës në bark), por është e preferuar.
Sqarimi i asaj që duhet të jepet si sadaka e fitrit dhe se ajo është nga ushqimi bazë i zakonshëm i njerëzve.
Është obligim që të jepet para namazit të Bajramit, më së miri në mëngjesin e ditës së Bajramit, dhe është e lejuar që të jepet një apo dy ditë para Bajramit.
التصنيفات
Zekati i fitrit