إعدادات العرض
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Kiswahili Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska Македонски ไทย Українська తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy پښتو ភាសាខ្មែរ Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kushdo që ha ose pi pa qëllim (nga harresa) gjatë agjërimit, qoftë ai agjërim obligativ apo vullnetar, duhet ta plotësojë agjërimin dhe të mos e ndërpresë atë, sepse nuk e kishte për qëllim ta prishte agjërimin; përkundrazi, ai është furnizim që Allahu ia ka dhënë. Pra, Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.فوائد الحديث
Vlefshmëria e agjërimit të atij që ha ose pi nga harresa.
Kushdo që ha ose pi nga harresa nuk bart mëkat, sepse ai nuk e bën këtë me dëshirën e tij.
Butësia e Allahut ndaj robërve të Tij dhe mënyra se si Ai ua lehtëson çështjet atyre dhe ua largon vështirësitë e pengesat.
Agjëruesi nuk e prish agjërimin me asnjë nga gjërat që e prishin atë, përveçse nëse plotësohen tre kushte:
1. Të jetë i vetëdijshëm; nëse është i paditur (i painformuar), agjërimi nuk i prishet.
2. Të kujtojë; nëse është harrestar, agjërimi i tij është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë ta kompensojë.
3. Të jetë me dëshirë dhe jo i detyruar, që do të thotë ta marrë gjënë që e prish agjërimin me vullnetin e tij.
التصنيفات
Gjërat që e prishin agjërimin