إعدادات العرض
Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
Ebu Burde ibn Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Musai u sëmur rëndë, e në atë rast i ra të fikët, ndërsa kokën e kishte në prehrin e njërës prej grave të tij. Nuk mund të kundërshtonte asgjë (kur ajo qante), e, kur u këndell, tha: “Unë distancohem prej asaj që është distancuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Kiswahili Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული ಕನ್ನಡ Moore Svenska Македонски ไทย తెలుగు Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ پښتو Wolof नेपालीالشرح
Ebu Burde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se babai i tij, Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u sëmur rëndë derisa i ra të fikët. Koka e tij ishte në prehërin e njërës prej grave të tij, e cila bërtiti dhe vajtoi, por ai nuk mundi t’i përgjigjej për shkak të gjendjes së pavetëdijshme. Kur u këndell, tha: Unë distancohem nga kushdo që është distancuar prej tij i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar prej: Es Salikah: gruaja që ngrit zërin me vajtime kur e godet ndonjë fatkeqësi. El Halikah: gruaja që rruan flokët në shenjë pikëllimi për fatkeqësinë që e ka goditur. Esh Shakkah: gruaja që shqyen rrobat nga mërzia për fatkeqësinë që e ka goditur. Kjo, ngase këto veprime janë prej zakoneve të kohës së injorancës paraislame (xhahilijetit). Në vend të tyre, njeriu urdhërohet të jetë i durueshëm në kohë fatkeqësie dhe ta kërkojë shpërblimin te Allahu.فوائد الحديث
Shqyerja e rrobave, rruajtja e flokëve dhe ngritja e zërit me vajtime kur godasin fatkeqësitë janë të ndaluara dhe konsiderohen mëkate të mëdha.
Pikëllimi dhe të qarët, pa vajtime dhe pa ngritje zëri, nuk janë të ndaluara, sepse nuk bien ndesh me durimin ndaj caktimit të Allahut; përkundrazi, ato janë një formë mëshire.
Është e ndaluar të shprehet pakënaqësi ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, qoftë me fjalë apo me vepra.
Durimi është obligim në kohë fatkeqësie.
