“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”

“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”

[Ky hadith është sahih] [رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kush ka më shumë se një grua dhe nuk mban drejtësi mes tyre, sa të ketë mundësi, duke i trajtuar njësoj në aspektin e mbështetjes financiare, strehimit, veshjes dhe qëndrimit të natës, gjysma e trupit të tij do të jetë e shtrembër në Ditën e Gjykimit, si dënim për të. Ky shtrembërim është pasojë e padrejtësisë së tij dhe pasqyrë e trajtimit të pabarabartë, që u ka bërë grave të tij.

فوائد الحديث

Burri duhet ta ndajë kohën e tij në mënyrë të drejtë mes grave të tij, qoftë dy apo më shumë. Është e ndaluar që ai të anojë nga njëra më shumë se nga tjetra në ato gjëra që janë brenda mundësive të tij, siç janë mbajtja financiare, qëndrimi i natës, sjellja e mirë, e kështu me radhë.

Barazia është e detyrueshme kur bëhet fjalë për ndarjen e kohës dhe gjërat e tjera që njeriu i ka në dorë. Mirëpo dashuria dhe prirja emocionale, të cilat janë jashtë kontrollit të njeriut, nuk përfshihen në këtë hadith. Kjo është ajo që nënkuptohet në fjalën e Allahut: "Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi." (En Nisa, 129)

Dënimi është sipas llojit të veprës; prandaj, kur një burrë anon në këtë botë nga njëra grua më shumë se nga tjetra, ai do të vijë në Ditën e Gjykimit me njërën anë të trupit të tij të varur.

Rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve qëndron në faktin se ato nuk anashkalohen dhe as nuk falen lehtësisht, sepse janë të ndërtuara mbi kërkimin e hollësishëm të së drejtës.

Preferohet që njeriu ta ketë vetëm një grua, nëse frikësohet se nuk do të mund të sillet drejtësisht me gratë e tij, në mënyrë që të mos bëhet neglizhent në fe. Allahu i Lartësuar thotë:

“... e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua...” (En Nisa, 3)

التصنيفات

Jeta bashkëshortore