إعدادات العرض
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Othman ibn Ebi As Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pasi i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për një dhembje që ndiente në trupin e tij, qëkur kishte pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Português Nederlands অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી پښتو Hausa Română മലയാളം Deutsch नेपाली ქართული Moore Magyar తెలుగు Кыргызча Svenska ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Македонски Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
Othman ibn Ebi Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e goditi një dhimbje që gati e çoi në shkatërrim, kësisoj Profeti ﷺ shkoi ta vizitojë dhe ia mësoi një lutje që Allahu t'ia largonte sëmundjen që e kishte goditur. Lutja ishte që ai të vendoste dorën mbi vendin ku ndiente dhimbje dhe të thoshte: "Bismilah" (Me emrin e Allahut) tri herë, pastaj të thoshte shtatë herë: "Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem." Respektivisht kërkoj strehim tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që ndiej tani prej dhimbjes, në këtë moment të tashëm, dhe ruhem e kam frikë nga ndonjë e keqe që mund të ndodhë në të ardhmen, qoftë prej pikëllimit apo frikës, ose që kjo sëmundje të vazhdojë e të përhapet dhimbja e saj në trup.فوائد الحديث
Është e pëlqyeshme që njeriu t'i bëjë rukje vetes, siç qëndron në këtë hadith.
Ankesa, pa treguar shenja pakënaqësie dhe pa kundërshtim (ndaj caktimit hyjnor), nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu dhe durimin.
Lutja është një nga mënyrat e marrjes së shkaqeve, prandaj duhet t’i përmbahemi fjalëve dhe numrit të saj.
Kjo lutje është për çdo dhimbje trupore.
Vendosja e dorës mbi vendin e dhimbjes gjatë rukjes me këtë lutje.
التصنيفات
Rukjeja sheriatike