Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin

Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk ndodh që dikush të më japë selam, veçse Allahu do të ma rikthejë shpirtin, derisa t'ia kthejë selamin."

[Senedi i këtij hadithi është hasen (i mirë)] [رواه أبو داود وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se shpirti i tij i kthehet për t’iu përgjigjur selamit nga kushdo që e përshëndet, qoftë afër apo larg. Jeta e Barzahut (jeta në varreza) është çështje e botës së gajbit (e padukshme), realitetin e së cilës e di vetëm Allahu dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

فوائد الحديث

Inkurajimi për të dërguar sa më shumë salavate dhe selame mbi Profetin ﷺ.

Jeta e Profetit ﷺ në varr është jeta më e plotë që mund të ketë një njeri në Berzah (jetën në varreza), ndërsa realitetin e saj e di vetëm Allahu i Lartësuar.

Ky hadith nuk është argument për ata që thonë se jeta e Profetit ﷺ është një jetë si ajo që e jetojmë ne, në mënyrë që të mos shfrytëzohet nga idhujtarët për të kërkuar ndihmë prej tij, por është një jetë e Berzahut.

التصنيفات

Veçoritë e Profetit Muhamed ﷺ