Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël

Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël

Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël. Shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, i cili ka aromë të mirë, por shijen e ka të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka aromë, por dhe shijen e ka të hidhur.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur llojet e njerëzve lidhur me leximin e Kuranit dhe përfitimin prej tij: Lloji i parë: Besimtari që e lexon Kuranin dhe përfiton prej tij. Ky besimtar është si fruti i qitros, i cili ka shije të mirë, aromë të këndshme, ngjyrë të bukur dhe vlera të shumta. Ai e lexon Kuranin dhe i sjell dobi robërve të Allahut. Lloji i dytë: Besimtari që nuk e lexon Kuranin. Ky besimtar është si fruti i hurmës, i cili ka shije të ëmbël, por nuk ka aromë. Pra, në zemrën e tij ka besim siç ka ëmbëlsi në brendësinë dhe në shijen e frutit të hurmës. Por, ky besimtar duke mos e lexuar Kuranin nuk i qetëson njerëzit me leximin e tij, ashtu sikurse fruti i hurmës, që nuk ka aromë të cilën mund ta nuhasin njerëzit. Lloji i tretë: Hipokriti që e lexon Kuranin. Ai është si borziloku, i cili ka aromë të këndshme, por shija e tij është e hidhur. Pra, hipokriti nuk e ka përmirësuar zemrën e tij me besim dhe nuk e ka zbatuar Kuranin. Megjithatë ai shfaqet para njerëzve si besimtar. Aroma e këndshme e borzilokut ngjason me leximin e Kuranit, ndërsa shija e tij e hidhur ngjason me mosbesimin e hipokritit. Lloji i katërt: Hipokriti që nuk e lexon Kuranin. Ai është si kungulli i egër, i cili nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. Mungesa e aromës së kungullit të egër i përngjan mungesës së leximit të Kuranit. Ndërsa shija e tij e hidhur i përngjan shijes së hidhur të mosbesimit të hipokritit. Pra, brendësia e hipokritit është e zbrazët nga besimi, ndërsa e jashtmja e tij jo vetëm që nuk sjell dobi, por është edhe e dëmshme.

فوائد الحديث

Vlera e atij që e mëson Kuranin dhe e zbaton atë.

Sjellja e shembujve është një nga format e mësimit.

Muslimani duhet të ketë një program të vazhdueshëm të leximit të fjalës së Allahut të Madhëruar.

التصنيفات

Vlera e përkujdesjes për Kuranin