إعدادات العرض
“Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”
“Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Hausa Kurdî Português தமிழ் অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Кыргызча Română Svenska Српски తెలుగు ქართული Moore Magyar Македонски Čeština ಕನ್ನಡ Українська Azərbaycan Kinyarwanda Wolof Malagasy ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Deutsch ភាសាខ្មែរ Lietuvių Oromooالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen që të mos betohemi në dikë tjetër përveç Allahut, kur dihet se besimtari betohet vetëm në Allahun. Gjithashtu tregon se, kush betohet në dikë tjetër përveç Allahut, për shembull, nëse dikush betohet në Latin dhe Uzanë, - dy idhuj këta që adhuroheshin në periudhën e xhahilietit, para Islamit, - atëherë ai e ka obligim të thotë, për ta korrigjuar veten: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)", për t'u distancuar kështu nga shirku (idhujtaria) dhe për ta shlyer betimi i tij. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", respektivisht, kur dy ose më shumë njerëz luajnë kundër njëri-tjetrit, me kusht që ndërmjet tyre të ketë para, të cilat i merr fituesi, ku secili prej tyre, ose do të jetë fitues, ose humbës, kësisoj i tilli rekomandohet që të japë diçka sadaka si shlyerje për atë që ka kërkuar.فوائد الحديث
Betimi bëhet vetëm në Allahun, emrat dhe cilësitë e Tij.
Betimi në dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar është haram, qoftë betimi në idhuj, si Lati e Uzaja, qoftë betimi në amanet (besë), qoftë betimi në Profetin ﷺ, qoftë ndonjë gjë tjetër.
Hatabi ka thënë: "Betimi bëhet vetëm në të adhuruarin që madhërohet (Allahun), kështu që, nëse betohet në Latin dhe të ngjashëm, i ka imituar jobesimtarët, prandaj është urdhëruar që ta korrigjojë këtë me fjalën e teuhdit."
Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, nuk ka shpagim për betimin e tij, përkundrazi prej tij kërkohet të pendohet dhe të kërkojë falje, sepse betimi i tillë është shumë më i rëndë se që diç, përveç pendimit, mund ta shlyejë.
Bixhozi është haram në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Të tillin e ka bërë haram Allahu i Lartësuar dhe e ka bërë bashkë këtë ndalesë me ndalesën e alkoolit dhe të idhujve.
Është obligim të hiqet dorë nga mëkati që në momentin kur ta marrë vesh njeriu se ka bërë gabim.
Ai që bën një vepër të keqe, duhet ta pasojë atë me një vepër të mirë, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.
