إعدادات العرض
“Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën në to është më i mirë se ai që vrapon nga ato
“Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën në to është më i mirë se ai që vrapon nga ato
Othman Shehami tregon: “Së bashku me Ferkad Sebehiun, shkuam te Muslim ibn Ebu Bekrete, i cili ishte në arën e vet. Hymë tek ai dhe i thamë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke treguar ndonjë hadith rreth trazirave (fitneve)?” Ai tha: “Po, e kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën në to është më i mirë se ai që vrapon nga ato. Vini re, kur të zbresin ose kur të ndodhin trazirat, ai që ka deve, le të shkojë (larg trazirave) te devetë e veta. Ai që ka dele, le të shkojë te delet e veta. Ai që ka arë, le të shkojë tek ara e vet!” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, nëse dikush s'ka as deve, as dele e as arë të veten?” Profeti ﷺ tha: “Le t'ia mësyjë shpatës së vet dhe t'ia shtypë të mprehtët e saj me gur, e pastaj le të shpëtojë, nëse ka mundësi të shpëtojë. O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse më detyrojnë të shkoj me njërën palë ose me njërin grup dhe në atë rast një njeri më godet me shpatë ose më vjen ndonjë shigjetë e më vret?” Profeti ﷺ tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin tënd, e pastaj bëhet prej banorëve të Zjarrit.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Indonesia Kiswahili Hausa සිංහල English ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Tagalog ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Moore Wolof हिन्दी മലയാളം Svenska Bosanski தமிழ் Српски 中文 မြန်မာ ಕನ್ನಡالشرح
Othman Shahami dhe Ferkad Sebehiu e pyetën Muslimin, djalin e sahabiut të nderuar, Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "A ka dëgjuar nga babai i tij ndonjë hadith prej Profetit ﷺ lidhur me trazirat (fitnet) dhe luftimet që ndodhin mes muslimanëve?" Ai u përgjigj: "Po, Profeti ﷺ ka njoftuar se do të ketë trazira pas vdekjes së tij, dhe në këto trazira, ai që qëndron ulur e i shpërfill ato është më i mirë se ai që ecën në to pa i kërkuar apo hulumtuar, ndërsa ai që ecën në to është më i mirë se ai që nxiton drejt tyre, duke i kërkuar dhe marrë pjesë në to. Pastaj, Profeti ﷺ udhëzoi atë që i qëllon apo i ndodh trazira në kohën e tij, që nëse gjen një vendstrehim, të strehohet në të; kushdo që ka deve që kullosin, le t'u bashkohet deveve të veta, kushdo që ka dele që kullosin, le t'u bashkohet deleve të veta, dhe kushdo që ka arë e fermë, le t'i bashkohet tokës së vet. Atëherë një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon për atë që nuk ka as vendstrehim, as deve, as dele e as arë?” Ai tha: “Le t’ia mësyjë armës së vet, ta thyejë dhe ta dëmtojë atë, pastaj le të ikë e të shpëtojë veten dhe fëmijën e tij, nëse ka mundësi të shpëtojë.” Pastaj, Profeti ﷺ i mori si dëshmitarë tri herë e tha: “O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Atëherë, një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë mendon nëse detyrohem (të rreshtohem) me njërën prej dy palëve ose njërën prej dy grupeve, dhe pastaj një njeri më godet me shpatën e tij ose vjen një shigjetë e më vret?” Ai tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin e atij që e ka vrarë, e pastaj në Ditën e Kiametit bëhet prej banorëve të Zjarrit.”فوائد الحديث
Lajmërimi për ndodhjen e trazirave, (fitneve) bëhet për të paralajmëruar ndaj tyre, që njerëzit të përgatiten, të shmangin përfshirjen në to dhe t'i kërkojnë Allahut durim e shpëtim nga ligësia e tyre.
Neveviu ka thënë: "Thënia e Profetit ﷺ: "Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën," e kështu me radhë, do të thotë të vihet në pah rreziku i madh i këtyre trazirave, të inkurajohet shmangia dhe ikja prej tyre, si dhe të tregohet se dëmi dhe spovimi me to do të jenë në përpjesëtim me shkallën e përfshirjes në to."
Neveviu ka thënë: "Gjynahu i hiqet atij që detyrohet të jetë i pranishëm aty. Megjithatë, vrasja nuk lejohet nën detyrim; përkundrazi, ai që detyrohet të kryejë aktin e vrasjes mban gjynahun sipas konsensusit të dijetarëve."
Ibn Haxheri ka thënë: "Të tjerë kanë thënë: Nëse një grup rebelohet kundër udhëheqësit, duke refuzuar të përmbushë detyrimet dhe duke nisur luftën, atëherë luftimi i tyre bëhet i detyrueshëm. Po ashtu, nëse dy grupe muslimanësh luftojnë me njëri-tjetrin, është detyrë për këdo, që ka mundësi të ndalojë keqbërësin, të mbështesë atë që ka të drejtë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Të tjerë kanë dhënë një shtjellim, duke thënë: "Çdo luftim mes dy grupeve muslimanësh, në mungesë të një udhëheqësi të bashkuar për komunitetin, është i ndaluar." Hadithet që lidhen me këtë çështje dhe të tjerat duhet të zbatohen në këtë kontekst."
Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë pasur mospajtime rreth luftimit gjatë kohës së trazirave (fitneve). Një grup ka thënë: "Nuk duhet të luftohet në kohë të tilla, kur ka trazira mes muslimanëve, edhe nëse të tjerët i hyjnë në shtëpi dhe kërkojnë ta vrasin; mbrojtja e vetvetes nuk është e lejueshme, sepse agresori mund të jetë duke vepruar bazuar në ndonjë interpretim." Ky ishte mendimi i sahabiut, Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe të tjerëve. Ibn Omeri, Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë kanë thënë: "Nuk duhet të marrësh pjesë në trazira, por mund të mbrohesh nëse sulmohesh drejtpërdrejt." Këto dy mendime pajtohen në shmangien e përfshirjes në të gjitha trazirat mes muslimanëve. Megjithatë, shumica e sahabëve, tabiinëve dhe shumica e dijetarëve muslimanë kanë thënë: "Është e detyrueshme të mbështetet ai që ka të drejtë gjatë trazirave të tilla dhe të luftohet kundër agresorëve, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit." (El Huxhurat, 9). Ky është mendimi i saktë. Hadithet që ndalojnë pjesëmarrjen kuptohen se zbatohen për ata që e kanë të paqartë se kush ka të drejtë, ose për dy grupe të padrejta, ku asnjëri prej tyre nuk ka një arsyetim të vlefshëm."
التصنيفات
Kryengritja kundër prijësit