إعدادات العرض
“Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet…
“Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia অসমীয়া Kiswahili Nederlands Hausa English සිංහල ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు Bosanski मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Українська Tagalog ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ پښتو മലയാളം Wolof Svenska Moore हिन्दी ಕನ್ನಡ தமிழ் Српски 中文 မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e ka sqaruar mënyrën e saktë të shitblerjes, kur ajo përfshin ndonjërën prej gjashtë kategorive që lidhen me kamatën, e ato janë: ari, argjendi, gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Nëse mallrat janë të të njëjtit lloj, si p.sh: ari me ar apo argjendi me argjend, atëherë duhet të plotësohen dy kushte: Së pari: Pesha të jetë e barabartë, kur malli peshohet, si: ari dhe argjendi, ose masa të jetë e barabartë, kur matet, si: gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Së dyti: Shitësi duhet ta marrë menjëherë pagesën dhe blerësi duhet ta marrë mallin në posedim në të njëjtën kohë ku lidhet kontrata e shitblerjes. Ndërsa, nëse këto kategori janë të ndryshme, si p.sh: ari me argjend ose hurmat me grurë, atëherë shitblerja lejohet vetëm me një kusht: që pagesa të kryhet dhe malli të merret në posedim në të njëjtën kohë ku bëhet kontrata. Përndryshe, shitblerja është e pavlefshme dhe si blerësi ashtu edhe shitësi kanë rënë në kamatën e ndaluar.فوائد الحديث
Sqarimi i mallrave që përfshihen në kamatë dhe mënyra se si duhet të kryhet shitblerja e tyre.
Ndalimi i shitblerjes me kamatë.
Paratë prej letre (bankënotat), kanë të njëjtin gjykim si ari dhe argjendi për sa i përket shkakut juridik të kamatës.
Shitblerja e gjashtë kategorive që përfshihen në kamatë ka disa raste: 1. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të të njëjtit lloj, si: ari me ar ose hurmat me hurma, për vlefshmërinë e transaksionit, duhet të plotësohen dy kushte: Barazia në peshë ose në masë dhe dorëzimi i menjëhershëm në të njëjtën kohë të kontratës. 2. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të një lloji të ndryshëm, por me të njëjtin shkak juridik të kamatës, si: ari me argjend ose gruri me elb, kushtëzohet dorëzimi i menjëhershëm, pa u kërkuar barazia. 3. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të një lloji të ndryshëm dhe me shkak juridik të ndryshëm, si: ari me hurma, atëherë nuk kushtëzohet as dorëzim i menjëhershëm dhe as barazi.
Ndërsa shitblerja e mallrave që nuk përfshihen në kamatë, ose kur njëri mall është nga ata që përfshihen në kamatë dhe tjetri jo, atëherë nuk kushtëzohet as dorëzim i menjëhershëm dhe as barazi, si p.sh: shitja e pasurive të paluajtshme për ar.
التصنيفات
Kamata