Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje

Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje

Ebu Jala Shedad ibën Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje. Mirësia nënkupton që robin ta shoqërojë në vazhdimësi ndjenja se Allahu e vëzhgon gjatë adhurimit të Tij, kur bën hair, kur t'ua largojnë ndonjë dëmtim krijesave. Këtu bëjnë pjesë edhe vrasja e therja. Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet. Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.

فوائد الحديث

Mëshira dhe butësia e Allahut me krijesat.

Mirësia gjatë vrasjes dhe therjes bëhet në formë të ligjësuar.

Përsosja e sheriatit (ligjit islam) dhe se ai i përfshin të gjitha të mirat, e prej kësaj janë mëshira dhe butësia ndaj kafshëve.

Është i ndaluar gjymtimi i njeriut pas vrasjes së tij.

Ndalohet çdo gjë që përfshin torturimin e kafshëve.