“Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?”

“Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?”

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i ke zbardhur fytyrat? A nuk na ke futur në Xhenet dhe na ke shpëtuar nga Zjarri?” Atëherë Ai e largon perden, saqë, atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur sesa shikimi në Zotin e tyre të Lartmadhërishëm.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Lartësuar do t’u thotë: A dëshironi diçka që t'ju shtoj më shumë? Atëherë banorët e Xhenetit, që të gjithë do të thonë: ''A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Zjarri?'' Atëherë Allahu do ta largojë perden dhe do ta ngrejë atë; perdja e Tij është drita. Atyre nuk do t’u jepet asgjë më e dashur sesa ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.

فوائد الحديث

Largimi i perdes për banorët e Xhenetit, kësisoj do ta shohin Zotin e tyre, ndërsa jobesimtarët do të jenë të privuar nga kjo.

Begatia më e madhe në Xhenet është kur besimtarët do ta shohin Zotin e tyre.

Të gjithë banorët e Xhenetit, pavarësisht nga pozitat e tyre, do ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.

Mirësia e Allahut ndaj besimtarëve, meqë i fut ata në Xhenet.

Rëndësia e nxitimit për në Xhenet, përmes veprave të mira dhe bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe Dërguarit të Tij ﷺ.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit