إعدادات العرض
Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme
Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી پښتو Hausa Română മലയാളം Deutsch नेपाली ქართული Magyar Moore తెలుగు Svenska Кыргызча ಕನ್ನಡ አማርኛ Українська Kinyarwanda Oromoo Македонски ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
Një njeri e pyeti Profetin ﷺ, duke thënë: Ne udhëtojmë me anije në det për peshkim, tregti dhe aktivitete të ngjashme, dhe marrim pak ujë të pijshëm me vete. Nëse e përdorim ujin e pijshëm për abdest dhe gusël, ai do të harxhohet dhe nuk do të kemi më ujë për të pirë. A na lejohet të marrim abdest me ujin e detit? Kësisoj, Profeti ﷺ i tha për ujin e detit: "Uji i tij është i pastër dhe pastrues; lejohet të merret abdest dhe gusël me të. Gjithashtu, është e lejuar të hahet çdo gjë që del prej tij, si peshqit, balenat dhe të tjera, edhe nëse gjendet e ngordhur dhe ka dalë në sipërfaqe pa u peshkuar.فوائد الحديث
Kafsha e ngordhur e detit është e lejuar për t'u ngrënë. Me termin "e ngordhur", nënkuptohet çdo krijesë detare që ka ngodhur në det dhe që jeton vetëm në të.
Përgjigjja ndaj pyetësit me më shumë sesa ka pyetur, është që dobia të jetë më e plotësuar.
Ujit, nëse i ndryshon shija, ngjyra ose era e tij nga diçka e pastër, mbetet i pastër për sa kohë që vazhdon të jetë ujë në natyrën e tij të vërtetë, edhe nëse rritet kripshmëria, nxehtësia, ftohtësia apo diçka e ngjashme.
Uji i detit e largon papastërtinë e madhe (mund të merret me të gusël) dhe të vogël (mund të merret me të abdest) dhe pastron ndyrësinë e rastësishme mbi diçka të pastër, qoftë nga trupi, rrobat apo diçka tjetër.
التصنيفات
Normat e ujërave