E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë

E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë

Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ për një burrë që shikon një grua të huaj befas, paqëllimshëm, kësisoj Profeti ﷺ e urdhëroi që ta kthejë fytyrën nga ana tjetër sapo ta marrë vesh (se nuk e ka të lejuar ta shohë të tillën), kështu që nuk ka mëkat për këtë.

فوائد الحديث

Inkurajimi për ta ulur shikimin (nga harami).

Tërheqja e vërejtjes kundër vazhdimit të shikimit në atë që është e ndaluar të shikohet, nëse shikimi rastis në të befas, paqëllishëm.

Prej dobive të këtij hadithi është se të qenët haram shikimi i grave është një çështje e vërtetuar në mesin e sahabëve, siç dëshmohet nga fakti se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse shikimi i tij rastis mbi një grua paqëllimshëm se a është njësoj ky vendim sikurse vendimi për atë që qëllimshëm e shikon (një grua të huaj).

Këtu shfaqet kujdesi i fesë për interesat e njerëzve, pasi ajo ua ka ndaluar atyre shikimin e grave për shkak të dëmeve që sjell, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.

Kthimi i sahabëve te Profeti ﷺ dhe pyetja e tij për atë që u dukej e paqartë është një shembull se si njerëzit e zakonshëm duhet të kthehen te dijetarët e tyre dhe t’u bëjnë pyetje për gjërat e paqarta.

التصنيفات

Dëlirja e shpirtit