“Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam

“Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate, këto dy sexhde do t'ia bëjnë namazin çift, e, nëse i ka plotësuar katër rekate, atëherë dy sexhdet do ta poshtërojnë shejtanin.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse namazliu është në mëdyshje rreth namazit të tij dhe nuk e di sa rekate ka falur, tri apo katër, atëherë të heqë numrin shtesë për të cilin dyshon dhe të mos e marrë për bazë. Në këtë rast trerekatëshi është i sigurt, kësisoj ai duhet të falë rekatin e katërt, pastaj të bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse realisht namazliu i ka falur katër rekate, atëherë me shtimin e një rekati janë bërë pesë, e dy sexhdet janë zëvendësim për një rekat, rrjedhimisht numri do të jetë çift e jo tek. Ndërkaq, nëse me rekatin shtesë në fakt i ka falur katër rekate, atëherë e ka kryer atë që e ka pasur obligim, pa shtuar e pa cunguar gjë. Dy sexhdet e harresës shërbejnë si poshtërim e mposhtje për shejtanin dhe bëjnë që ai të largohet i përbuzuar, larg nga synimi i tij, sepse ai ia ngatërroi namazin besimtarit dhe bëri përpjekje për t'ia prishur, mirëpo namazi i birit të Ademit u plotësua kur ai e zbatoi urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe e bëri sexhden, ndërsa Iblisi mëkatoi kur refuzoi t'i bindet Allahut për t'i bërë sexhde Ademit.

فوائد الحديث

Nëse namazliu dyshon në namazin e tij dhe njëra prej këtyre dy numrave (tri a katër rekate) nuk mbizotëron tek ai, atëherë ai duhet të shpërfillë dyshimin dhe të veprojë me atë që është i bindur, që në këtë rast është numri më i vogël (tri rekate), kështu që duhet ta plotësojë namazin dhe t'i dy bëjë dy sexhde të harresës para se të japë selam, e pastaj jep selam për ta përfunduar namazin.

Këto dy sexhde e plotësojnë namazin dhe e kthejnë shejtanin mbrapsht të poshtëruar, të nënçmuar, larg asaj që synon.

Dyshimi në këtë hadith nënkupton dilemën, pa asnjë anim tek njëri prej dy mendimeve, e nëse ekziston një mendim që mbizotëron mbi tjetrin, atëherë veprohet sipas tij.

Inkurajimi për t'i luftuar dhe për t'i larguar vesveset përmes zbatimit të urdhrave të fesë.

التصنيفات

Sexhdeja e harresës, e leximit dhe e falënderimit