një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë)

një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë)

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë).

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ pa një grua të vrarë në një prej betejave, kështu që qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve të vegjël që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.

فوائد الحديث

Gratë, fëmijët dhe ata që kanë të njëjtën dispozitë me ta, si: pleqtë dhe murgjit, të cilët nuk luftojnë, nuk lejohet të vriten, përveç nëse të tillët janë pesona që japin ide dhe u ndihmojnë atyre për t'i luftuar muslimanët, atëherë vriten.

Ndalimi i vrasjes së grave dhe fëmijëve, sepse të tillët nuk i luftojnë muslimanët. Qëllimi i xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është vetëm thyerja e forcës së luftëtarëve, kështu që thirrja e vërtetë të arrijë të gjithë njerëzit.

Mëshira e Profetit ﷺ, madje edhe në beteja dhe në luftëra.

التصنيفات

Rregullat e xhihadit