إعدادات العرض
“Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
“Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Français Tiếng Việt සිංහල Português Kurdî Русский অসমীয়া Kiswahili Nederlands Hausa ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ Malagasy Македонски ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Wolof Moore Svenska മലയാളം ಕನ್ನಡ தமிழ் Српски မြန်မာالشرح
Omer ibn Hatabi, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkoi te Guri i Zi në këndin e Qabesë dhe e puthi atë. Pastaj, tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur, nuk bën as dëm as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”فوائد الحديث
Lejohet puthja e Gurit të Zi për ata që kryejnë tavaf, kur kalojnë pranë tij, nëse kjo mund të lehtësohet.
Qëllimi i puthjes së Gurit të Zi është pasimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Neveviu ka thënë: "Kuptimi është se ai nuk ka fuqi të sjellë dobi apo dëm. Është një gur i krijuar si krijesat e tjera, që as nuk dëmton e as nuk sjell dobi. Omeri e kumtoi këtë gjatë sezonit të Haxhit, që njerëzit nga vende të ndryshme ta dëgjonin dhe ta ruanin prej tij."
Adhurimet janë teukifije (të përcaktuara nga Kurani dhe Suneti), prandaj asgjë prej tyre nuk është e ligjshme, përveç asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Nëse një adhurim është vërtetuar në mënyrë autentike, ai duhet praktikuar edhe nëse urtësia e tij nuk dihet, sepse një nga qëllimet e tij është nënshtrimi dhe bindja e njerëzve në zbatimin e tij.
Ndalohet puthja e gurëve apo e objekteve të tjera si akt adhurimi, përveç nëse kjo është e përcaktuar në sheriat (fe).
