إعدادات العرض
“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
“Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Кыргызча or Kinyarwanda नेपाली Română Lietuvių Malagasy ಕನ್ನಡ Oromoo Nederlands Soomaali Српски Українська Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, ai që kujdeset për interesat e një gruaje, së cilës i ka vdekur burri dhe që nuk ka kush kujdeset për punët e saj, si dhe ndaj të varfrit nevojtar, ku shpenzon ndaj tyre duke pritur shpërblimin nga Allahu i Lartësuar, e ka shpërblimin si ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikur ai që falet natën e nuk lodhet dhe sikurse ai që agjëron e nuk e prish agjërimin.فوائد الحديث
Inkurajimi për të bashkëpunuar, bashkëndier dhe për t'i plotësuar nevojat e të dobëtëve.
Adhurimi përfshin çdo vepër të mirë dhe pjesë e adhurimit është kujdesi për të venë dhe për nevojtarin.
Ibn Hubejra ka thënë: "Kuptimi është se Allahu i Lartësuar ia mbledh shpërblimin agjëruesit, atij që fal namaz nate dhe muxhahidit përnjëherësh; për faktin se për të venë ishte në vend të burrit të saj... dhe i ndihmoi nevojtarit, i cili nuk ishte në gjendje t'i ndihmojë vetes, kështu që e shpenzoi për të tepricën e ushqimit të tij ditor dhe dha mund për të, kështu që dobia e tij ishte e barabartë me agjërimin, namazin dhe xhihadin.
التصنيفات
Vlera e veprave të gjymtyrëve