إعدادات العرض
“Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
“Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.” Në versionin e Muslimit qëndron: “Shtëpia, në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpia, në të cilën nuk përmendet Allahu, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල Nederlands Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી پښتو മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Svenska Moore Română Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Yorùbá Српски Malagasy Kinyarwandaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi dallimin mes atij që e përmend Allahun e Lartësuar dhe atij që nuk e përmend, duke e krahasuar këtë ndryshim me dallimin mes të gjallit dhe të vdekurit për nga dobia dhe pamja e mirë. Ai, që e përmend Zotin e tij, është si i gjalli, i zbukuruar nga drita e jetës në dukje dhe nga drita e diturisë në brendësi, dhe që sjell dobi. Ndërsa ai që nuk e përmend Allahun është si i vdekuri, i pavlerë në dukje dhe i shkatërruar në brendësi, pa asnjë dobi. Po ashtu, shtëpia ku banorët e saj e përmendin Allahun përshkruhet si një shtëpi e gjallë, ndërsa ajo ku përmendja e Allahut mungon është një shtëpi e vdekur, për shkak të shkujdesjes së banorëve të saj ndaj përmendjes së Allahut. Përshkrimi i shtëpisë si e gjallë ose e vdekur ka për qëllim vetë banorët e saj.فوائد الحديث
Inkurajimi për përmendjen e Allahut dhe paralajmërimi kundër neglizhencës ndaj saj.
Përmendja e Allahut i jep shpirtit jetë, ashtu siç shpirti i jep trupit jetë.
Nga udhëzimi i Profetit ﷺ ishte se jepte shembuj për ta përafruar kuptimin e asaj që thoshte.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon pëlqyeshmërinë e përmendjes së Allahut të Lartësuar në shtëpi, dhe se ajo nuk duhet të jetë e zbrazët nga dhikri (përmendja e Allahut)."
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se të kesh një jetë të gjatë në nënshtrim ndaj Allahut është meritë, edhe nëse i vdekuri po shkon drejt një destinacioni më të mirë. Kjo sepse i gjalli do ta arrijë atë dhe do të ketë mundësinë të bëhet më i mirë se ai, përmes akteve të adhurimit që kryen."
التصنيفات
Dobitë e përmendjes së Allahut