Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet

Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Në motërzimin e Muslimit qëndron: "Atij që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, i refuzohet."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që shpik në fe ose bën diçka për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti, ajo do t'i refuzohet vepruesit të saj dhe do të jetë e papranueshme tek Allahu.

فوائد الحديث

Adhurimet duhet të bazohen në atë që ndodhet në Kuran dhe në Sunet, kështu që e adhurojmë Allahun e Lartësuar vetëm sipas asaj që e ka ligjësuar, e jo me bidate dhe shpikje.

Feja nuk bazohet në hamendësime dhe në gjërat që i shohim si të mira, por në ndjekje të të Dërguarit ﷺ.

Ky hadith është argument se feja është e përsosur.

Bidat është gjithçka që është futur në fe dhe nuk ka qenë e pranishme gjatë kohës së Profetit ﷺ dhe shokëve të tij, qoftë besim e fjalë, qoftë veprim.

Ky hadith është një nga bazat e Islamit dhe është si peshore për veprimet. Ashtu si çdo veprim, me të cilin nuk synohet kënaqësia e Allahut, që nuk ka shpërblim për atë që e kryen atë, po ashtu çdo veprim që nuk është në përputhje me atë që e solli i Dërguari i Allahut ﷺ, i refuzohet atij që e vepron.

Shpikje të ndaluara janë ato që ndërlidhen me çështjet e fesë, e jo të kësaj bote.

التصنيفات

Bidatet