“Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për…

“Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”

Ebu Umame Ijas ibn Thalebe Harithiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit të rrejshëm në emër të Allahut me vetëdije, për të marrë padrejtësisht të drejtën e një muslimani. Dënimi për këtë është të jetë meritor i tilli për Zjarrin dhe i privuar nga Xheneti, dhe kjo vepër konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Një burrë tha: "O i Dërguar i Allahut, edhe nëse ajo për të cilën betohet është diçka e parëndësishme?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe nëse është një misvak (shkop i vogël për pastrimin e dhëmbëve) i marrë nga pema arak."

فوائد الحديث

Të jesh i kujdesshëm ndaj të drejtave të të tjerëve dhe të jesh i përkushtuar për t’ua kthyer ato pronarëve të tyre të vërtetë, pa marrë parasysh sa të vogla apo të parëndësishme duken. Për më tepër, gjykimi i gabuar i një sundimtari nuk e bën të lejuar për një person, të marrë atë që nuk i takon.

Neveviu ka thënë: "Ndalimi i rreptë i shkeljes së të drejtave të muslimanëve, pa bërë dallim nëse ajo e drejtë është e vogël apo e madhe, bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”

Po ashtu, Neveviu ka thënë: "Ky dënim i rëndë vlen për atë që ia rrëmben të drejtën e një muslimani dhe vdes pa u penduar. Por ai që pendohet, ndjen keqardhje për veprën e tij, ia kthen të drejtën pronarit, i kërkon falje dhe vendos të mos e përsërisë më atë sjellje, ai lirohet nga mëkati."

Kadiu ka thënë: "Përmendja e "muslimanit" në këtë kontekst është për shkak se muslimanët janë ata që u drejtohen drejtpërdrejt dispozitat e fesë dhe zakonisht janë ata që përfshihen në këto rregulla. Jo për të treguar se dispozita ndryshon për jobesimtarët; përkundrazi, në këtë çështje vlen e njëjta dispozitë edhe për ta."

Neveviu gjithashtu ka thënë: "Gënjeshtra është transmetimi i një informacioni që është në kundërshtim me realitetin, qoftë me qëllim apo nga harresa, dhe qoftë ky informacion për të kaluarën apo për të ardhmen."

التصنيفات

Grabitja