“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia

“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ bëri një lutje që përmbledh bazat e virtyteve të larta morale, për të cilat ai ishte dërguar për t’i përsosur. Në këtë lutje, ai kërkoi përmirësimin e fesë, jetës së kësaj bote dhe jetës së përtejme. Në këtë shprehje të shkurtër, ai u lut për të mirën e këtyre tri gjërave kryesore, duke filluar me përmirësimin e fesë, sepse përmes saj përmirësohet gjendja në të dy botët. Ai tha: "O Allah, ma rregullo fetarinë time," duke më dhënë sukses në zbatimin e normave dhe rregullave të saj në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë. "...e cila është mbrojtja e çështjeve të mia" dhe ruajtësi i të gjitha punëve të mia. Nëse fetaria ime prishet, atëherë prishen edhe punët e mia, dhe unë dështoj e humbas. Dhe meqenëse përmirësimi i fesë së kërkuar nuk mund të plotësohet pa përmirësimin e kësaj bote, ai tha: "...ma rregullo dynjanë time," duke më dhënë shëndet në trup dhe siguri, furnizim, bashkëshorte të mirë, pasardhës të ndershëm dhe gjithçka që më nevojitet, e që të jetë e lejuar dhe ndihmuese në bindjen ndaj Teje. Pastaj, ai përmendi arsyen për kërkesën e tij për rregullimin e kësaj dynjaje, duke thënë: "...në të cilën jetoj", pra, aty ku e bëj jetesën dhe e kaloj jetën time. "...dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj!" dhe do të jetë kthimi im për të të takuar, duke qenë kjo përmes përmirësimit të veprave, suksesit që Allahu ia jep robit për adhurim dhe sinqeritet dhe për të pasur një përfundim të mirë. Profeti ﷺ e renditi botën e përtejme pas kësaj dynjaje, sepse e para është mjeti për të përmirësuar të dytën. Ai që jeton si duhet në këtë dynja, sipas asaj që dëshiron Allahu, atëherë bota e përtejme e tij do të jetë si duhet, dhe ai do të jetë i lumtur në të. "...Jetën time" dhe jetëgjatësinë "...ma bëj shkak për shtim të veprave të mira", në të cilën shumëfishoj veprat e mira. "...kurse vdekjen" dhe përshpejtimin e saj "...ma bëj rehati nga çdo e keqe!”, qoftë sprovë, fatkeqësi, sprovim me gjynahe e pakujdesi dhe më çliro nga vështirësitë e dynjasë dhe shqetësimet e saj dhe ma mundëso arritjen e rehatisë.

فوائد الحديث

Feja është gjëja më e rëndësishme; për këtë arsye, Profeti ﷺ e filloi lutjen me të.

Feja është mbrojtje për njeriun, e cila e pengon atë nga çdo e keqe.

Lutja për çështjet e kësaj dynjaje, për të përmirësuar fenë dhe botën e pastajme.

Nuk urrehet të dëshirohet vdekja për shkak të frikës nga sprovimi në fe, ose të kërkohet prej Allahut vdekja si dëshmor.

التصنيفات

Duatë e përcjella nga Suneti