إعدادات العرض
O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
Bahz ibn Hakimi transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ai ka thënë: O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 Kurdî Português Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Kiswahili Hausa ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ বাংলা Malagasy Македонски Українська Tagalog ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ پښتو Svenska Wolof Moore മലയാളം ಕನ್ನಡ தமிழ் Српски မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se personi që më së shumti e meriton përkushtimin, mirësinë, trajtimin e mirë, shoqërimin e këndshëm dhe mbajtjen e lidhjeve familjare është nëna. Ai theksoi të drejtën e saj mbi të tjerët, duke e përsëritur tri herë, për të treguar vlerën e saj mbi të gjithë njerëzit pa përjashtim. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se kush vjen pas saj në përkushtim, duke thënë: pastaj babai, e më pas të afërmit sipas shkallës së afërsisë; sa më i afërt të jetë i afërmi, aq më shumë e meriton mbajtjen e lidhjeve, sesa ai që është më i largët.فوائد الحديث
Hadithi tregon se nëna vjen e para, pastaj babai, e më pas të afërmit sipas afërsisë së tyre.
Ai sqaron pozitën e prindërve, veçanërisht të nënës.
Profeti ﷺ e përsëriti tri herë rëndësinë e përkushtimit ndaj nënës, për shkak të mirësisë së madhe që fëmijët i kanë borxh asaj dhe për shkak të vështirësive, lodhjes dhe mundimeve të shumta që ajo përballon, si shtatzënia, lindja dhe gjidhënia, të cilat janë të veçanta për nënën. Më pas, ajo ndan edukimin e fëmijës me babanë.
التصنيفات
Vlera mirësjelljes ndaj prindërve