E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan

E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan

Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ e fali namazin e sabahut në Hudejbije, - fshat afër Mekës, - pasi atë natë ra shi. Kur dha selam dhe e mbaroi namazin, iu drejtua njerëzve dhe i pyeti: "E dini se çfarë tha Zoti juaj i Lartmadhërishëm?” Ata iu përgjigjën: "Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë më së miri!" Ai tha: "Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë se njerëzit ndahen në dy grupe kur bie shi: një grup që beson në Allahun e Lartësuar dhe një grup që nuk beson në Allahun e Lartësuar. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", ia adresuan zbritjen e shiut Allahut të Lartësuar dhe të tillët janë besimtarë në Allahun, Krijuesin, i Cili e kontrollon Universin dhe janë mohues të yjeve. Ndërkaq, ata që thanë: "Na ra shi për shkak të filan yllit", të tillët e mohuan Allahun dhe u besuan yjeve. Një veprim i tillë është kufër (mosbesim) i vogël, pasi shiu iu adresua yjeve, meqë Allahu nuk e bëri atë as shkak fetar (sheratik) e as shkak të krijimit (kaderik). E, ata që ia adresojnë rënien e shiut dhe ngjarjet e tjera tokësore lëvizjeve të yjeve gjatë ngritjes dhe rënies së tyre, duke besuar se ato janë vepruesi i vërtetë, atëherë janë jobesimtarë, që kanë bërë kufër të madh (që i nxjerr nga feja).

فوائد الحديث

Pasi të bjerë shiu, është e pëlqyeshme të thuhet: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut."

Kushdo që ua adreson yjeve mirësinë e zbritjes së shiut dhe të gjërave të tjera, qoftë si krijim, qoftë si sjellje në ekzistencë, është jobesimtar, që ka bërë kufër të madh (që e nxjerr nga feja). E, nëse ia adreson si shkak, atëherë ai është jobesimtar, që ka bërë kufër të vogël (që nuk e nxjerr nga feja), sepse nuk është as shkak fetar e as shkak lëndor - konkret.

Mirësia është shkak për të bërë kufër (mobesim), nëse ajo mohohet, si dhe është shkak për iman (besim), nëse ajo falënderohet.

Është e ndaluar të thuhet: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", edhe nëse është për qëllim koha, për t'i mbyllur kështu rrugët e shirkut (idhujtarisë).

Është obligim që zemra të jetë e lidhur me Allahun e Lartësuar, për tërheqjen e begative dhe pengimin e dënimit.

التصنيفات

Teuhidi rububije, Zhvlerësuesit e Islamit, Degët e imanit, Kufri